Besnik Bislimi vjen me një reagim interesant pas takimit Kurti-Vuçiq – sqarohet lidhur me këtë çështje

Aktuale

Besnik Bislimi vjen me një reagim interesant pas takimit Kurti-Vuçiq – sqarohet lidhur me këtë çështje

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:34
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Bislimi sqaroi se pse sot Kurti nuk e krahasoi Vuçiqin, Odaloviqin e Angjelkoviqin me Joseph Goebbels, Rudolf Hess e Hermann Goering.

“Vetë fakti që këta që janë në pushtet në Serbi sot, është ngjashëm sikur ata të ishin në pushtet në Gjermani edhe pas Luftës së Dytë Botërore”, shkroi Bislimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sa për sqarim: në takimin e sotëm në Bruksel, Kryeministri Kurti nuk ka krahasuar Vuçiqin, Odaloviqin e Angjelkoviqin me Joseph Goebbels, Rudolf Hess e Hermann Goering, por vetëm faktin që këta që janë në pushtet në Serbi sot, është ngjashëm sikur ata të ishin në pushtet në Gjermani edhe pas Luftës së Dytë Botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat