Mësojeni kërkesën djallëzore që paraqiti Vuçiq në Bruksel gjatë takimit me Kurtin

Aktuale

Mësojeni kërkesën djallëzore që paraqiti Vuçiq në Bruksel gjatë takimit me Kurtin

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:31
Pamje nga takimi në Bruksel

Një prej temave në të cilat u fokusua takimi i një dite më parë Kurti-Vuçiq në Bruksel, ishin të pagjeturit, një çështje mjaft delikate kjo që vazhdon të rikthejë fantazmat e konfliktit dhe që kërkon zgjidhje.

Kryeministri i Kosovës insistoi në shkarkimin e Veljko Odaloviq, kreu i komisionit serb për personat e zhdukur të cilin Kurti e përshkroi si “Gering e si Gebels”, duke thënë se nuk mund të pranohet një figurë e tillë i cili ishte dikur përgjegjës për pastrimin e territorit nga kufomat e shqiptarëve.

Por ndërkohë, edhe Serbia artikuloi hapur një kërkesë përmes të cilës duket qarte se ajo vihet në kërkim të një lloj viktimizimi, duke tentuar të krijojë një baraspeshe me krimet e kryera prej forcave serbe në Kosovë.

Vuçiq doli me pretendimin që të zhvillohen gërmime edhe në 9 zona te Kosovës për të zhdukurit serbë gjatë luftës, duke u përpjekur kështu të zbehë kërkesën legjitime të Prishtinës për gjetjen e të zhdukurve kosovarë, nga 1.653 prej të cilëve nuk ka ende asnjë gjurmë.

Takimi i Brukselit mes Kurtit dhe Vuçiqit përfundoi pa asnjë rezultat konkret. Kreu i shtetit serb pranoi në fund të tij se ky kishte qenë një prej që ka pasur prej fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Delegacioni i Prishtinës kërkonte vetëm njohjen e Kosovës dhe asgjë tjetër”, tha Vuçiq, i cili gjatë deklaratës së tij shpesh bënte pauza dhe përpiqej të formulonte mendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat