Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as 4 apo 400 propozime të Kurtit

Aktuale

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as 4 apo 400 propozime të Kurtit

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 21:14
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel, e gjatë ditës së djeshme ky i fundit realizoi takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Takimi Kurti-Vuçiq erdhi në kuadër të rifillimit të dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por pas zhvillimeve të djeshme një deklaratë mjaftë e ashpër erdhi sot nga Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Duke u deklaruar lidhur me mos-liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës u raportua se Lajçak tha se nëse qytetarët nuk i besojnë Bashkimit Evropian, të shkojnë diku tjetër.

Kjo u theksua nga hulumtuesi në Forumin Ballkanit, Samir Behariq i cili rrëfeu momentin kur ai pyeti Lajçakun se pse liderët e Ballkanit duhet t’i besojnë BE-së, duke ditur faktin se pavarësisht premtimeve, Kosova nuk i janë liberalizuar vizat.

Lidhur me këto zhvillime në kuadër të dialogut, media ka kontaktuar ish-liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa deklaroi se nyje kyçe e dialogut Kosovë-Serbi janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, është iluzore të paramendohet dialogu pa involvimin e drejtpërdrejt amerikan dhe pa marrëveshje paraprake me ta për çdo çështje.

“Nuk e zgjidhin çështjen e Kosovës vendet që s’e njohin, por ato që e kanë njohur”, tha Mustafa.

Ai madje tha se çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Albin Kurtit.

“Nuk e zgjidhin katër propozimet dhe as katërqind të Albin Kurtit, por vetëm propozimet që bashkëkordinohen me aleatët tanë kryesor”, shtoi ai.

Isa Mustafa theksoi se kur je pa amerikanët, je askushi në dialog.

“Kur je pa amerikanët, je askushi në dialog. Prandaj sillen kështu”, tha ai.

Pas takimit të djeshëm Kurti-Vuçiq ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, Kurti deklaroi se ka katër propozime sa i përket zhvillimit të dialogut.

Ndërsa ishte vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se Kurti pyeti atë disa herë radhazi se kur do ta njohë shtetin e Kosovës, por që ky i fundit theksoi kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat