​Rumania s’ndryshon qëndrim rreth njohjes së Kosovës

Aktuale

​Rumania s’ndryshon qëndrim rreth njohjes së Kosovës

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Ambasadorja e Rumanisë në Beograd, Silvia Davidou, deklaroi sot se vendi i saj nuk do të ndryshojë qëndrim rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Kosovën Milovan Drecun, diplomatja rumune tha se për Bukureshtin zyrtar është e pranueshme vetëm zgjidhja, e cila është e pranueshme për Serbinë.

Komentet e saj vijnë një ditë pas thirrjes së shefit të diplomacisë kroate Gordan Grliq Radman drejtuar pesë vendeve të fundit BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës.

Qipro, Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat