“Seksistët nuk kanë vend në institucione” – reagon ministrja Haxhiu

Aktuale

“Seksistët nuk kanë vend në institucione” – reagon ministrja Haxhiu

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 18:00
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për gjuhën fyese që e ka përdorur zëvendës drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili.

Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se seksistët nuk kanë vend në institucione.

“Gjuha seksiste është e papranueshme e sidomos kur ajo përdoret nga personat që punojnë në institucione publike dhe paguhen nga taksat e qytetarëve. Seksistët nuk e kanë vendin në institucione!”, ka shkruar Haxhiu.

Të enjten, deputetja Kica-Xhelili në një emision kishte deklaruar se në momentin kur në një komision parlamentar qe përmendur emri i Shalës, RTK-ja ka ndërprerë transmetimin direkt të mbledhjes. Pas kësaj, një ditë më pas, Shala iu përgjigj asaj duke e fyer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat