“E ka gabim”/ Kjo ishte deklarata e Hashim Thaçit për njohjen e Kosovës nga Serbia

Aktuale

“E ka gabim”/ Kjo ishte deklarata e Hashim Thaçit për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nga: N.Sh Më: 19 qershor 2021 Në ora: 10:30
Hashim Thaçi

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një citat nga një deklaratë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në këtë citat, sipas Zogianit, Thaçi shprehet se “kushdo që mendon se Serbia së pari duhet të njoh, e pastaj të bisedoj e ka gabim, sepse s’ka për çka të bisedohet pastaj’”.

Zogiani shprehet se ata kishin filluar të mirëkuptojnë Serbinë për qëndrimet e tyre ndaj Kosovës.

Postimi i plotë:

Është mirë të mos harrohet... në një konferencë për shtyp në Prishtinë, ish-presidenti Hashim Thaçi pat thënë:

Kushdo që mendon se Serbia së pari duhet të na njohë, e pastaj të bisedojë, e ka gabim... sepse pastaj, për çka të bisedojë Serbia?!

Pra, këta patën filluar ta mirëkuptojnë Serbinë për qëndrimin e saj ndaj Kosovës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat