Miftaraj: Paditë ndaj Malit të Zi nuk janë ngritur nga Qeveria Kurti

Aktuale

Miftaraj: Paditë ndaj Malit të Zi nuk janë ngritur nga Qeveria Kurti

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 20:52
Ehat Miftaraj

Mediat serbe kanë shkruar se Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren “Rafailoviq”, vend ku dikur ishte vendosur një vendpushim për fëmijë.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se padia ndaj Malit të Zi nuk është bërë nga Qeveria Kurti, por në nëntor të vitit 2020.

Sa për korrektësi padite ndaj Malit të Zi nuk janë ngrit nga Qeveria Kurti! Por në nëntor të vitit 2020”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Ndryshe, Komuna e Budvës, sipas Vijestit, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës, i kryesuar nga Nikola Plamenac, kundërshtoi procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të parregullt.

Ministria e Drejtësisë të Kosovës, po kërkon që gjykata e Kotorrit të lëshojë një masë të përkohshme që ndalon hedhjen dhe tjetërsimin e tokës deri në përfundimin e mosmarrëveshjes gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat