Drejtori i ATK-së: Për pesë muaj kemi 24 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar

Aktuale

Drejtori i ATK-së: Për pesë muaj kemi 24 milionë euro më shumë sesa vitin e kaluar

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 09:23
Ilir Murtezaj

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, deklaroi se përkundër pandemisë COVID-19 si institucion qëndrojnë mirë dhe kanë rritur të hyrat përtej planit vjetor që kishin në raport me vitin e kaluar.

“Objektivi kryesor i Administratës Tatimore të Kosovës është finalizimi i të hyrave tatimore, plan ky i cili përcaktohet me buxhetin vjetor nga ana e qeverisë. Në pesë mujorin e parë kemi pasur një performancë të shkëlqyer dhe nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe planin, në të dy krahasimet rezulton që kemi qenë mjaft mirë”.

“Në raport me vitin e kaluar kemi arritur që të kemi mbi 30 përqind realizim të të hyrës por edhe në raport me planin kemi mbi 11 përqind me tepër apo mbi 24 milionë më shumë sesa plani pesë mujor i vitit 2021”, deklaroi Murtezaj.

Murtezaj në Sytë 7 foli edhe për sfidat që hasi ATK-ja gjatë pandemisë.

“Sikurse të gjitha segmentet shtetërore dhe shoqërore që janë dëmtuar nga pandemia edhe në Administratën Tatimore të Kosovës ka pasur ndikim jashtëzakonisht negativ duke shkaktuar rënie të të hyrave tatimore si në raport me planin ashtu edhe në raport me vitin paraprak vitin 2019 – uroj që një vit sikur 2020 të mos përsëritet kurrë, por, duke parë se si jemi në këtë pesë mujor mund të them se ka mbetur në të kaluarën”, u shpreh Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat