Pse LDK-ja nuk i ka dhënë nënshkrimet për ta dërguar Osmanin në Kushtetuese? Flet Selmanaj

Aktuale

Pse LDK-ja nuk i ka dhënë nënshkrimet për ta dërguar Osmanin në Kushtetuese? Flet Selmanaj

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 19:27
Valdete Daka, Vjosa Osmani

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka konfirmuar se LDK-ja ende nuk i ka dhënë nënshkrimet për dërgimin e vendimit për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ-ja, në Gjykatën Kushtetuese.

Ai ka thënë se LDK-ja ende nuk ka vendim lidhur me këtë çështje.

Selmanaj shtoi se personalisht është i qëndrimit se nënshkrimet duhet të jepen nga LDK-ja.

“LDK-ja ende nuk e ka ndonjë vendim për të dhënë votën për dërgimin e cësh5tjes së shkarkimit të Valdete Dakës nga KQZ-ja. Ne kemi reaguar si grup parlamentar dhe më duket e pakuptimtë që të mos i japim nënshkrimet. Personalisht mendoj se nënshkrimet duhet të jepen dhe që çështja Daka të dërgohet në Kushtetuese. Këtë çështje do ta diskutojmë edhe me grupin parlamentar dhe do të vendosim për nënshkrimet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat