Tahiri pyet Kurtin: Cili është pozicioni që mbani tash për Marrëveshjen e Washingtonit?

Aktuale

Tahiri pyet Kurtin: Cili është pozicioni që mbani tash për Marrëveshjen e Washingtonit?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 11:52
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të tregojë qartë se cili është pozicioni i tij karshi Marrëveshjes së Washingtonit dhe Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Tahiri pyeti Qeverinë Kurti pse ka hequr dorë nga rinegocimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi për të cilën tha se kanë ushtruar edhe dhunë.

“E keni obligim me rinegocu marrëveshjen me Malin e Zi dhe mos me fsheh cili është pozicioni karshi Marrëveshjes së Washgintonit”, tha ai.

Duke folur për emërimet e javës së kaluar në Kuvend, si të asaj për komisioneren për privatësi, Tahiri tha se ka pasur abuzim me procesin.

Ndërkaq, tha se nuk ka dekurajim më të madh për gratë dhe profesionistët sesa shkarkimi i ish kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Tahiri, duke folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe vizitën e Kurtit në Francë, tha se kjo parti e kishte humbur momentumin më të mirë për liberalizimin e vizave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat