Ministri Vitia: Javën tjetër vjen kontingjenti i vaksinave Pfizer

Aktuale

Ministri Vitia: Javën tjetër vjen kontingjenti i vaksinave Pfizer

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:14
Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha sot se procesi i vaksinimit në vend bëhet varësisht dozave të vaksinave që kanë në stok, ndërsa tha se javën e ardhshme do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave nga Pfizer dhe vaksina tjera.

Vitia tha se nuk mund të tregojë për çmimin e blerjes së vaksinave sepse është konfidenciale.

“Për ofendimet nuk mund të them njëjtë, të mbetet në ndërgjegjen tuaj. Kam nënshkrua kontratën me kompaninë Pfizer për më shumë se 1.2 milion vaksina dhe unë nuk gënjej…”, tha Vitia, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, pse nuk po e tregon çmimin e blerjes së vaksinave.

Duke folur për procesin e vaksinimit, Vitia tha se “është shumë e vërtetë se jemi vonë… Përkundër rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit shumë kisha dashtë që Qeveria Kurti 1 të vazhdonte dhe të jesh i bindur se ky proces do të ishte para përfundimit. Atë nuk ka vërë qeveria paraprake për shtatë muaj ne kemi bërë për dy muaj”.

Sipas tij, më 15 qershor ka filluar vaksinimi në masë dhe brenda ditës kanë arritur përafërsisht të vaksinojnë mesatarisht 8 mijë qytetarë dhe kjo siç tha ai tregon se brenda muajit mund të vaksinojnë rreth 400 mijë qytetarë.

“Procesi i vaksinimit bëhet sipas dozave në stok. Një muaj mund t’i kemi 500 mijë, muajin tjetër 200 mijë. Ju njoftoj se në javën tjetër vijnë vaksinat nga Pfizer dhe vaksina tjera”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat