“UÇK është në Hagë, jo PDK, jo VV, jo Nisma”, Vlora Çitaku “vulos” me qëndrimin e saj!

Aktuale

“UÇK është në Hagë, jo PDK, jo VV, jo Nisma”, Vlora Çitaku “vulos” me qëndrimin e saj!

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 21:59
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka folur për krerët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në Hagë duke thënë se ata nuk janë marrë në Hagë për arsye se kanë qenë liderë të PDK-së.

“Ata janë marrë në Hagë jo pse kanë qenë liderë të PDK-së, por për shkak të UÇK-së, kushdo që thotë se UÇK nuk është në Hagë se ka lexuar mirë, UÇK është në Hagë, jo PDK, jo VV, jo Nisma. Këtu në Kosovë ka pasur luftë për emra të përveçëm, por këta emra përfaqësojnë UÇK-në”, tha Çitaku.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, gjithashtu ka treguar se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetare të PDK-së në konventën zgjedhore të 3 korrikut.

Lajmin e dha vetë Çitaku në Rubikon ku tha se vendimi për të mos kandiduar për kryetare të PDK-së vjen si rezultat i shkëputjes së saj të gjatë nga strukturat e këtij subjekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat