Paditë kundër Serbisë, analisti: Nëse do të bëhej kjo gjë, shteti serb nuk do guxonte të…!

Aktuale

Paditë kundër Serbisë, analisti: Nëse do të bëhej kjo gjë, shteti serb nuk do guxonte të…!

Nga: A.Morina Më: 25 qershor 2021 Në ora: 22:12
Rexhep Shahu

Kohëve të fundit, paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për ngritje të padisë gjenocidale ndaj Serbisë, ka nxitur debate të mëdha.

Krahas kësaj, analisti politik, Rexhep Shahu në një postim në rrjetin e tij socal Facebook, ka renditur disa nga paditë e munguara shqiptare kundër Serbisë.

Madje, ai tha se dy shtetet shqiptare duhen ndëshkuar që nuk kanë përkrahur, nxitur e asistuar qytetarë në Shqipëri e Kosovë që të bëjnë padi individualisht kundër shtetit serb.

“Nëse shqiptarët do të bënin paditë e duhura, në kohën e duhur kundër shtetit serb, në gjykatat e duhura, sot serbët nuk do të guxonin të vishnin kostumin e viktimës dhe t'ua linin në duar shqiptarëve kostumin e xhelatit”, deklaroi Shahu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Disa nga padite e munguara shqiptare kunder shtetit serb:

-Padi per viktimat civile te pagjetura te zhdukura nga pala serbe.

-Padi per masakrimet e civileve ne Kosove.

-Padi per perdhunimet.

-Padi per mijera e mijera banesa te shkaterruara, te djegura.

-Padi per bagetite e vrara e djegura, per prodhimet bujqesore.

-Padi nga Shqiperia administrative per 1400 hektare te mbjella me mina serbe mina te vendosura me duar nga ushtaret serbe.

-Padi per 53 shqiptaret e Shqiperise te vdekur dhe 274 te mbetur sakate nga minat serbe ne Kukes-Has-Tropoje.

-Padi per bagetite e vrara nga minat serbe, per banesat e shkaterruara, per bereqetin e djegur e te pa realizuar.

Shteti i Kosoves dhe i Shqiperise duhen ndeshkuar edhe pse nuk kane perkrahur, nxitur e asistuar qytetare ne Shqiperi e Kosove qe te bejne padi individualisht kunder shtetit serb.

Nese shqiptaret do te benin padite e duhura, ne kohen e duhur kunder shtetit serb, ne gjykatat e duhura, sot serbet nuk do te guxonin te vishnin kostumin e viktimes dhe t'ua linin ne duar shqiptareve kostumin e xhelatit.

Qe nga viti 2000 te pakten si individ kam shkruar e apeluar qe te beheshin keto padi dhe keto shkrime jane ne gazeta e libra.

Dhe nuk do te mbeteshim popull loti, burra loti duke u ankue...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat