Bundeswehr është vendosur në Kosovë që nga viti 1999, dhe në Levant që nga 2006. Kurse, Bundestagu votoi përsëri në favor të vazhdimit të këtyre misioneve, shkruan “Bota sot”.
Bundeswehr do të mbetet në veprim në Kosovë dhe Liban për një vit tjetër.
Ky vendim u mor të premten në mbrëmje në Berlin, ku Bundestagu vendosi të zgjasë mandatin për misionin Unifil të udhëhequr nga OKB në brigjet libaneze. Gjithashtu, u miratua edhe pjesëmarrja e mëtejshme e Trupave Ndërkombëtarë të Sigurisë në Kosovë (KFOR).
Për misionin Unifil, me të cilin Kombet e Bashkuara po ndihmojnë qeverinë libaneze për të siguruar kufijtë e saj, Bundeswehr mund të vazhdojë të sigurojë deri në 300 ushtarë deri në fund të qershorit 2022. Deri në 400 ushtarë gjermanë janë ende duke marrë pjesë në misionin e KFOR-it.
Nuk ka asnjë afat kohor për misionin e KFOR-it, por qeveria gjermane siguroi parlamentin në 2000 se do t'i paraqiste vazhdimin e mandatit Bundestagut për diskutim çdo dymbëdhjetë muaj.