Pamje/ Ramush Haradinaj publikon vendimin më të rëndë të tij gjatë luftës në Kosovë – ka të bëjë me vëllain e tij të vrarë

Aktuale

Pamje/ Ramush Haradinaj publikon vendimin më të rëndë të tij gjatë luftës në Kosovë – ka të bëjë me vëllain e tij të vrarë

Nga: N.Sh. Më: 29 qershor 2021 Në ora: 09:45
Ramush dhe Luan Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka publikuar një deklaratë dorëshkrim të kohës së luftës.

Aty bëhet fjal për lejmin e varrimit të vëllait të tij të rënë gjatë luftës Luanit.

“Deklaratë në dorëshkrim, për të lejuar varrosjen e vëllait tim Luanit”, ka shkuar Haradinaj.

Ramush Haradinaj më parë kishte kujtuar momentin e tij më të vështirë gjatë kohës së luftës së UÇK-së, që ishte vrasja e vëllait të tij Luanit, ku është dashur të mbajë mbi shpinë për 8 orë vëllain e vdekur deri në Has.

Luani ishte vra më 6 maj 1997, kurse Haradinaj shprehet se luftimi ku në krah qëndron një familjar është më i vështirë, por që ai dhe Luani kishin një pakt mes tyre, që në rast vrasje të mos e linin trupin në zonën e armikut.

Haradinaj shprehet se nuk e ka lëshuar trupin e të vëllai për asnjë moment në tokë deri sa arrit në fshatin Vlahne të Hasit ku dhe e varrosi.

"Unë kam qenë më shumë në pjesën operative për përgatitjen e UÇK-së. Nuk na ka penguar askush. Kemi pasur njerëz që kemi bashkëpunuar nga të 2 kampet politike. Për ne, nuk ka pasur problem kush ishte kush. E gjithë lufta e kanë shënuar dy ngjarje të rënda. E para kur më vranë Luanin është vrarë më 6 maj 97'. Ka qenë një ngjarje shumë i rëndë për mua vrasja e vëllait. Njëkohësisht dhe 24 marsi 98' kur rrethuan familjen time ishte ngjarja e dyte. Është ndryshe kur lufton me kolegë e ndryshe me njerëzit e gjakut dhe kriteret janë të tjera. Vrasja e vëllait më ka zbuluar keq shumë më 6 maj kur po transportonin armë. Në luftë kufoma e armikut është trofe lufte. Luani ka qenë luftëtar i zoti dhe mos me u dhënë atyre një trofe lufte apo poshtërimit të ushtarit shqiptarë, ne kemi pas një kontratë me njëri tjetrin të mos linim trupin në zonën e armikut. Pas vrasjes unë e kam  mbajtur trupin e Luanin në krahë për 7 apo 8 orë rrugë dhe e kam varrosur në fshatin Vlahne të Hasit. S'kam guxuar me e lëshu trupin në tokë në asnjë moment pasi e kam pasur të pamundshme më pas me e mbajt sërish. Edhe kur ka pushuar 3 apo 4 herë gjatë rrugës për 3-4 minuta kam gjetur cepa malesh ku mund të mbështetesha me të për pak pa e lëshuar nga trupi dhe të nisesha sërish për rrugë në këmbë", tha Haradinaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat