“Qare nuk kemi veç pa vdekë”/ Xhevdet Pozhari vjen me një thirrje për Albin Kurtin

Aktuale

“Qare nuk kemi veç pa vdekë”/ Xhevdet Pozhari vjen me një thirrje për Albin Kurtin

Nga: N.Sh. Më: 2 korrik 2021 Në ora: 13:07
Xhevdet Pozhari dhe Albin Kurti

Gazetari dhe analisti politik Xhevdet Pozhari, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj gjithë atyre që sipas tij, po duan ta tjetërsojnë kryeministrin Albin Kurtin.

Pozhari në reagimin e tij kritikon ata që sipas tij, po thonë se Kurti është si të tjerët dhe nuk ka qare pa i pranua marrëveshjet e mëparshme.

Megjithatë, ai shton se marrëdhëniet me Amerikën nuk rrezikohen pasi që Kosova është projekt i tyre.

Ai madje e fton Kurtin që të qëndron ashtu si është.

Postimi i plotë:

Duan ta tjetërsojnë Albin Kurtin sa të thonë edhe ky është si të tjerët - nuk ka qare pa i pranu marrëveshjet e mëparshme.

Nuk është ashtu! Qare nuk kemi veç pa vdekë.

Ata që thonë se rrezikohen marrëdhëniet me Amerikën, rrejnë sa janë të mëdhenj. Kosova poaq sa shtet i yni i ndërtuar me mund, gjak e sakrificë, është edhe projekt i tyre. Dhe, amerikanët nuk lejojnë të dështojnë projektet e tyre. Ata e testuan qëndrueshmërinë e popullit tonë. Gjysma e votuesve thanë, - mjaft, na është lodh shpirti me hajna që e zhvasin Kosovën dhe vijnë shesin dokrra se si për t'u zhvilluar na pengon Serbia, Kina e Rusia.

Albin, qëndro ashtu si je!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat