Kush është ambasadori i ri i SHBA në Kosovë?

Aktuale

Kush është ambasadori i ri i SHBA në Kosovë?

Beqir SINA – New York Nga Beqir SINA – New York Më 3 korrik 2021 Në ora: 06:19
Jeffrey M. Hovenier

Uashington- Presidenti Joe Biden njoftoi qëllimin e tij për të nominuar shtatë individët e mëposhtëm për të shërbyer në rolet kryesore:

Rachel Jacobson, e nominuara për ndihmës sekretarin e ushtrisë për instalimet dhe mjedisin, departamenti i mbrojtjes

Jose Javier Rodriguez, I nominuar për Ndihmës Sekretarin për Punësimin dhe Trajnimin, Departamenti i Punës

Mallory Stewart, E nominuara për Ndihmëse Sekretare për Verifikimin dhe Pajtueshmërinë, Departamenti i Shtetit

Chantale Wong, i nominuar për Drejtor i Shteteve të Bashkuara të Bankës Aziatike të Zhvillimit, me gradën e Ambasadorit

Amy Gutmann, e nominuara për ambasadore të jashtëzakonshme dhe të plotfuqishme në Republikën Federale të Gjermanisë

Jeffrey M. Hovenier, i nominuar për ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm në Republikën e Kosovës

Virginia E. Palmer, e nominuara për ambasadore të jashtëzakonshme dhe të plotfuqishme në Republikën e Ganës.

Ambasadori i SHBA në Kosovë Philip Kosnett ka njoftuar se Jeff Hovenier është emëruar nga Presidenti Joe Biden si Ambasadori i ri në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Kosnetti përgëzoi Jeff Hovenier për post e tij të ri.

"Urime kolegut dhe mikut tim Jeff Hovenier për emërimin e tij si Ambasadori tjetër i SHBA në Kosovë," shkroi Kosnett

 Ambasadori Astrit Zemaj / I ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, ishte i pari që njoftoi në një status në rrjetin social Facebook, logarinë e tij personale , ku ai shkruan :

“Pas konfirmimit nga Senati, Jeffrey M. Hovenier,do të jetë Ambasadori i SHBA-ve në Republikën e Kosovës.”

Jeffrey M. Hovenier është diplomat i karrierës, dhe ka qenë aktivisht i përfshirë vite me radhë në procese të ndryshme për vendin tone, shkruan ambasadori Zemaj.

“Kam pasur fatin të sherbejmë një periudhë nē të njëjtën kohë në Berlin, edhe si homolog të përkohshëm në Ambasadat tona në Gjermani. “

Zemaj: Mirë se vjen në Kosovë Ambasador! 

Kush është ambasadori i ri i SHBA në Kosovë?

Jeffrey M. Hovenier, i nominuar për ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm në Republikën e Kosovës

Jeffrey M. Hovenier, një anëtar karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, në Departamentin e Shtetit me gradën Ministër Këshilltar, aktualisht shërben si Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi, ku ai shërbeu si i ngarkuari me punë, a.i. nga gushti 2018 deri në korrik 2019.

Para kësaj, ai ishte Ushtrues i Detyrës së Shefit të Misionit dhe Ministër Këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën e SHBA në Berlin, Gjermani. Ai gjithashtu shërbeu në misionet e SHBA në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru; në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); dhe në stafin e të Dërguarit Special të KB për Statusin e Kosovës.

Detyrat e tij në Uashington përfshijnë shërbimin si Drejtor për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO dhe Çështjet e Evropës Qendrore. Ai ka një diplomë Master nga Universiteti Georgetown dhe një diplomë Bachelor nga Universiteti Brigham Young.

Ai flet gjermanisht, greqisht, kroatisht dhe spanjisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat