​Aliu: PDK-ja nuk ka kultivuar asnjëherë individualitetin

Aktuale

​Aliu: PDK-ja nuk ka kultivuar asnjëherë individualitetin

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:06
Agim Aliu

Kryetari i Degës së PDK-së në Ferizaj, që njëherësh është edhe kryetar i Komunës, para fillimit të Konventës së partisë, ka thënë se presin që të zgjidhet kryetari i ri.

Aliu: Presim që të zgjidhet kryetari i ri

“Presim që të zgjidhet kryetari i ri dhe aspak Konventa nuk e de legjitimon procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri veçse është një kandidat. Vlerat demokratike nuk varen nga ajo se është një kandidat apo dy kandidatë, por varet nga ajo se çka prodhon Konventa në kuptimin e zgjedhjes së një lideri të ri i cili pastaj do të derivojë rezultatin që presin qytetarët, por edhe anëtarësia e PDK-së”, tha ai.

Aliu ka shtuar se pavarësisht se kush zgjidhet kryetar i ri, kjo nuk do të ndikojë negativisht në parti, pasi PDK-ja nuk ka kultivuar asnjëherë individualitetin, por kolegjialitetin.

Aliu: PDK-ja nuk ka kultivuar asnjëherë individualitetin

“PDK-ja nuk ka kultivuar asnjëherë individualitetin, por e ka prodhuar gjithmonë kolegjialitetin dhe ne do të prodhojmë një lidership i cili do të prodhojë rezultat”, ka thënë Aliu para fillimit të Konventës.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat