Vuçiq: "Mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën – nuk dua të sqaroj pse”

Aktuale

Vuçiq: "Mbështes liberalizimin e vizave për Kosovën – nuk dua të sqaroj pse”

Nga: Fatmir Beka Më: 6 korrik 2021 Në ora: 07:54
Aleksandar Vuçiq

President i Serbisë në një nga televizionet e Beogradit ka deklaruar se mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por nuk do të sqarohet pse është për, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Në të vërtetë ai mbrëmë në përgjigje të në një pyetje lidhur me diskutimet rreth liberalizimit të vizave për Kosovën tha “Mbështes me entuziazëm, por nuk dua të sqarojë”.

"Po me entuziazëm mbështes liberalizimin e vizave po për shkaqet nuk dua të them asnjë fjalë” tha Vuçiq.

Nuk është vështirë të qëllohet pse presidenti i Serbisë Vuçiq e mbështet me kaq entuziazëm liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi synon zbrazjen e saj nga gjeneratat e reja, uljen e numrit të shqiptarëve në numrin  e përgjithshëm të banorëve dhe synimin  për rritjen dhe faktorizimin e serbëve në Kosovë.

Ky ka qenë dhe mbetet edhe synimin serb që nga vitet 90-të, që Kosova të ketë rritje të vogël të popullsisë, të ketë zbrazje të saj me qëllim realizimin e synimeve shekullore për të ruajtur kontrollin në Kosovë.

Në vazhdim të kësaj deklarate ai ka thënë se njëherë gjatë bisedave që kishte me “një nga ata (duke menduar në shqiptarët), ai i tha se e di mirë pse Serbia është për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa (Vuçiq) iu ka përgjigj se është sepse “është për integrimin e tyre evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat