Përfundon takimi Kosovë-Serbi, Lajçak tregon për çka ranë dakord palët

Aktuale

Përfundon takimi Kosovë-Serbi, Lajçak tregon për çka ranë dakord palët

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:37
Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

(E plotësuar) - Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi mes palës së Kosovës dhe asaj serbe në Bruksel ka përfunduar.

Lajçak tha se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë diskutuar për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara dhe hapat e ardhshëm.

“Sapo përfundova dy ditë të diskutimeve të gjera dhe të thella me dy Kryenegociatorët dhe ekipet e tyre mbi gamën e plotë të elementeve të Dialogut – marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Lajçak.

Image

Lajçak: Kisha një takim të dobishëm me Petkoviqin

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel mes Prishtinës e Beogradit, për normalizimin e marrëdhënieve ka takuar këtë të mërkurë shefin e Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq.

Lajçak përmes një fotoje të shpërndarë në Tëiter ka bërë të ditur se ai ka pasur një takim të dobishëm me Petkoviqin.

“Pas takimit të djeshëm me delegacionin e Kosovës, këtë mëngjes kisha një diskutim të dobishëm me Petar Petkoviq, shefin e delegacionit serb. Më vonë do të takojë të dy palët për të diskutuar për çështjet aktuale dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm të liderëve” ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat