Pas padisë, flet Dhurata Hoxha, ja çfarë thotë për Jeta Xharrën

Aktuale

Pas padisë, flet Dhurata Hoxha, ja çfarë thotë për Jeta Xharrën

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:21
Dhurata Hoxha

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka folur në lidhje me lajmin për ngritjen e aktakuzës ndaj saj dhe katër zyrtarëve tjerë të ministrisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ky lajm sipas saj është shpifje që e ka krijuar gazetarja, Jeta Xharra, për siç thotë, me qëllim të përfitimeve personale dhe shton se Prokuroria Speciale ka rënë pre e atyre që Hoxha i quan, konspiracione të Xharrës.

“Të kemi një institucion siç është Prokuroria Speciale dhe të bie pre apo të ndikohet e një fushatë tendencioze nga Jeta Xharra që ka pasur për qëllim që të përfitojë nga lajmet sensacionale, duke krijuar teori konspirative të bazuar në thashetheme, pa asnjë provë në lidhje me çështje e lobimit mua po më duket shumë absurde në këtë aspekt. Nuk ka ndodhur asnjë keqpërdorim, ne kemi vepruar në përputhje të plotë me ligjin për prokurimin publik, i cili parasheh procedurat se si duhet vepruar në secilin hapë, ne kemi respektuar këto në përpikëri të plotë,” – ka thënë ajo.

Hoxha tutje derisa përmendi se është e pafajshme, shtoi se nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar nga Prokuroria Speciale rreth kësaj aktakuze të ngritur.

“Jam njoftuar nga mediat, nuk kam pranuar ende një njoftim apo dokument zyrtar nga Prokuroria Speciale por më duhet të shfaq habinë time në lidhje me këtë aktakuzë sepse patjetër që plotësisht jam e pafajshme”, shtoi ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat