Pamje/ Kush festoi me meze e raki një ditë pas vrasjes së Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të tij?

Aktuale

Pamje/ Kush festoi me meze e raki një ditë pas vrasjes së Mujë Krasniqit dhe 41 ushtarëve të tij?

Nga: N.Sh Më: 10 korrik 2021 Në ora: 14:57
Mujë Krasniqi – Kapuçi

Ishte Beteja e Pashtrikut, më 14 dhjetor të viti 1998, afër kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, kur u vra komandant Mujë Krasniqi dhe 41 ushtarët e tij.

Ata kishin ra në pritë nga forcat serbe, pasi ishin shkuar në Shqipëri që të armatosën për luftë ndaj forcave serbe.

Mirëpo, si duket, pas vdekjes së Krasniqit dhe ushtarëve të tij, dikush ishte gëzuar.

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar një fotografi të Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit ku shihet tavolina e mbushur me pije.

Sipas Miftarit, kjo fotografi ishte realizuar vetëm një ditë pas vrasjes së Mujë Krasniqit.

“Duke u mërzitur e duke mbajtur zi me raki rrushi, meze e uiski Xhek Daniel, bossat e Rognerit vetëm një ditë pas vrasjes së Luanit të maleve Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve tjerë të UÇK-së që ranë në një prit të ushtrisë dhe policisë Serbe!”, shkruan Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Mujë Krasniqi lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiq të Klinës. Që në ato vite, në shoqëri me rapsodët nga Mleqani, Muja e donte këngën. Kur e organizuan celulën ilegale atdhetare, ishte viti 1984, kur Muja i kishte 17 vjet, për të qenë aktiv në këtë lëvizje deri në rënien e tij.

Prej vitit 1990 e këndej ka qenë gjithnjë në shënjestër të përndjekjes së milicisë serbe. Ai ishte arrestuar disa herë dhe keqtrajtuar. Disa herë e kishte kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri për ta furnizuar UÇK-në me armë, duke përballuar shtigjet e gjata këmbë, motin e lig, pritat armike, terrenin e vështirë.

Ndërkaq, më 5 mars të vitit 1998, Mujë Krasniqi luftonte në Burojë e në Vojnik, kur lufta tashmë po merrte përmasa të gjera. Në prill të vitit 1998, gjatë kryerjes së detyrës së dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ai u plagos rënda tash për herë të dytë, mbasi herën e parë ishte plagosur në luftimet në Rrafshin e Llullës. Ai ishte shëruar në spitalin ushtarak ishte vendosur në Likoc.

Duheshin përgatitje për beteja të reja, andaj u nis sërish për kufi me Shqipërinë më 41 bashkëluftëtarë për të dërguar armë në Kosovë, më 13 dhjetor 1998. Atëkohë përshkruhet një dimër i vështirë. Bjeshkët e Shkëlzenit ishin të mbuluara me borë. Një ditë pas u zunë në prit nga forcat serbe dhe u vra bashkë, me ushtarët e tij.

Pas rënies së Mujë Krasniqi, Brigada 113 mori emrin e komandant Mujë Krasniqi, e cila gjatë luftës i dha kombit edhe 166 dëshmorë tjerë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat