Vrasja e Haki Imerit që tronditi Kosovën, Haziri me akuza: I marrë të mendosh se kidnapimi është bërë pa dijeninë e Thaçit, Lushtakut...

Aktuale

Vrasja e Haki Imerit që tronditi Kosovën, Haziri me akuza: I marrë të mendosh se kidnapimi është bërë pa dijeninë e Thaçit, Lushtakut...

Nga: N. H Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:06
Sami Lushtaku, Hashim Thaçi dhe Haki Imeri

Analisti politik, Nexhat Haziri, përmes një postimi në Facebook, përsëri i ka reaguar ish-kryetarit të asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili dje ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale, dhe se kjo gjykatë është bërë për t’i dënuar ish-komandantët e UÇK-së.

Në lidhje me këtë, Haziri ka bërë një pyetje publike për Simmons se kujt është duke ia bërë avokatin.

Haziri shprehet se duhesh të jesh veçse i marrë të mendosh se vrasja e ish-zyrtarit të LDK-së, Haki Imeri, që fillimisht ishte kidnapuar nga tre persona me uniformë të UÇK-së, është bërë pa dijen e komandantëve të UÇK-së.

“Duhesh të jesh veçse i marrë të mendosh se vrasja e Haki Imerit (2 nëntor 1999) që fillimisht ishte kidnapuar nga tre persona me uniformë të UÇK-së, është bërë pa dijen e komandantëve të UÇK-së nga rajoni i Drenicës. Konkretisht pa dijeninë e z. Thaçi, Krasniqi, Lushtaku, Selimi, e të tjerëve”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Nexhat Haziri

Kujt po ia bën avokatin z.Simmons ? (III)

Duhesh të jesh veçse i marrë të mendosh se vrasja e Haki Imerit (2 nëntor 1999) që fillimisht ishte kidnapuar nga tre persona me uniformë të UÇK-së, është bërë pa dijen e komandantëve të UÇK-së nga rajoni i Drenicës. Konkretisht pa dijeninë e z. Thaçi, Krasniqi, Lushtaku, Selimi, e të tjerëve.

Raporti i Simmonsit, nuk ishte asgjë më shumë, përveç një tentim (i porositur) për ta kthyer opinionin kosovar kundër Gjykatës Speciale. (n.h)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat