PSD-ja e Dardan Molliqajt nuk garon në zgjedhjet lokale!

Aktuale

PSD-ja e Dardan Molliqajt nuk garon në zgjedhjet lokale!

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 18:59
Partia Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate nuk do të garojë në zgjedhjet lokale të vjeshtës që po vie.

Të paktën kështu ka mësuar nga burime të sigurta brenda kësaj partie.

Mosgarimi i tyre ka të bëjë kryekëput me faktin se degët aktuale të partisë në fjalë ende janë në proces e sipër të strukturimit.

“Jo, PSD-ja nuk do të garojë në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte. Kjo për shkak se ende duhet punuar në organizim të degëve”, tha ndër të tjera ky burim.

Partia SocialDemokrate nuk garoi as në zgjedhjet kombëtare të 14 Shkurtit.

Kujtojmë se pas ndarjes nga VV-ja, PSD-ja qeverisi me dy komuna, Prishtinën e Dardanën, ani pse pas zgjedhjeve të vitit 2019, Shpend Ahmeti dha dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe nga të gjitha strukturat e partisë.

Gjithsesi, brenda ditëve mund ta kemi edhe konfirmimin zyrtar nga socialdemokratët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat