Flet Time Kadrija për dy serbët e dyshuar që vizituan pusetën para helmimeve

Aktuale

Flet Time Kadrija për dy serbët e dyshuar që vizituan pusetën para helmimeve

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 00:02
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar raportimet e fundit rreth dyshimeve që dy serbë kanë helmuar pusetën me ujë në Deçan.

Kadrijaj  thotë se lajmërimi i këtyre rasteve kur ka diçka të dyshimtë është veprim i duhur.

Ajo ka falënderuar qytetarin që nuk e ka neglizhuar këtë rast.

“Është mirë që secili qytetarë kur sheh njerëz të dyshmtë ta lajmërojnë policinë. E falënderoj qytetarin që nuk e ka neglizhuar këtë situata dhe e ka lajmëruar rastin…Në deklaratat e para kemi supozuar që është uji dhe kemi kërkuar që të merren veprime që të zbulohet e gjithë kjo”, tha Kadrijaj.

Kujtojmë se që nga e diela më shumë se 1 mijë e 500 qytetarë kanë pasur simptoma helmimi në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat