Reagon ashpër Çun Lajçi: “Marre po më vjen çka thojshin do komandira dhe do...”, ja emrat për kë e ka fjalën

Aktuale

Reagon ashpër Çun Lajçi: “Marre po më vjen çka thojshin do komandira dhe do...”, ja emrat për kë e ka fjalën

Nga: N.Sh. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 09:34
Çun Lajçi

Pas helmimit të mijëra qytetarëve në Deçan, pati reagime të ashpra kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili qëndroi në vizitën e tij në Greqi dhe nuk erdhi në Kosovë.

Opozita dhe shumë analistë e kritikuan Kurtin, madje thanë se Kurti po qëndron së bashku me familje në Greqi dhe nuk po janë të rëndësishëm qytetarët e Deçanit për të.

Mirëpo, këto ditë Gjermania po përballet më një fatkeqësi të madhe natyrore ku pati dhjetëra viktime dhe po vazhdon të rritet numri i tyre.

Ndërsa, kancelarja gjermane Angela Merkel në këto momente të vështira për Gjermaninë po qëndron për vizitë në Amerikë dhe nuk është kthyer akoma në Gjermani.

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj analistëve, opozitës dhe komandantave të cilët e kritikuan Kurtin.

Ai thotë se, edhe kancelarja Merkel është në Amerikë dhe çuditërisht asnjë nga opozita gjermane nuk i tha të kthehet në Gjermani, sikurse Ramushi e Reçica që i thanë Albinit.

Por, sipas tij, opozita gjermane i përvjelën mangët dhe u dolen në ndihmë qytetarëve.

Lajçi shprehet se po i vjen marre kur po i dëgjon komandantët dhe analistët televiziv se çka po flasin.

Reagimi i plotë:

Gjermania u përmbyt. Pati të vdekun mbi 40 e të zhdukun mbi 70. Ne shprehem keqardhje!

Kancelarja ishte n’Amerikë! Por çuditërisht as njeni nga opozita s’i tha kthehu siç i tha Ramushi e Reçica Albinit, por i përvjelen mangët e u dolen ne ndihmë qytetarve!

Këta e kan adet me shkua e me folë para kamerave se si qeveria i ka fajet edhe kur helmohet njeriu edhe kur vinë katastrofat natyrore!

Marre po m’vjen çka thojshin do komandira e do banalista televiziv!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat