Djali i Ukshin Hotit thotë se është i gatshëm të tejkalojë emocionet në takim me palën serbe

Aktuale

Djali i Ukshin Hotit thotë se është i gatshëm të tejkalojë emocionet në takim me palën serbe

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 21:40
Andin Hoti

Nga e mërkura e 14 korrikut, Andin Hotit i është dyfishuar përgjegjësia për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve, mes të cilëve është edhe babai i tij.

Pasi u caktua kryesues i komisionit qeveritar për të zhdukur, ai tash do të drejtojë edhe ekipin dialogues në bisedimet me Serbinë për këtë çështje.

Kështu u përmbushë edhe një kërkesë e familjarëve, që të kenë përfaqësues në këtë proces.

Por, një prej tyre që drejton Qendrën Burimore për Persona të Zhdukur, nuk mendon se i biri i Ukshin Hotit, është i duhuri për këtë çështje.

Bajram Çerkini, beson se dialogun do të duhej ta udhëhiqte, Ibrahim Makolli, por që në ekip të merrte edhe ndonjë prind që ka fëmijë të zhdukur.

Por vetë Hoti, beson se edhe me ndihmën e të tjerëve do të bëjë më të mirën në këtë drejtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat