Lajm i mirë/ Sot asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja rastet e reja

Aktuale

Lajm i mirë/ Sot asnjë viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja rastet e reja

Nga: A.Zh Më: 19 korrik 2021 Në ora: 14:51
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

As sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi në Kosovë.

Janë regjistruar 3 raste të reja pozitive, ndërsa 2 përsona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

18 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.091 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.538.

Në total numri i rasteve aktive është 104.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat