Dardan Molliqaj ka disa fjalë për fustanin e vajzës së Kurtit që u tha se kushtoi 490 dollarë

Aktuale

Dardan Molliqaj ka disa fjalë për fustanin e vajzës së Kurtit që u tha se kushtoi 490 dollarë

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 23:53
Dardan Molliqaj

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka komentuar fustanin e vajzës së Kurtit të cilin e kishte veshur ne festivalin në Francë.

Molliqaj ka thënë se nuk është e rëndësishme nëse fustani ështe blerë apo i është falur.

Sipas tij, e rëndësishme është që vajza e Kurtit e kishte veshur atë fustan.

“Nuk është problemi a e ka blerë a nuk ka blerë fustanin. Puna është a e vesh, stili i jetës. Problemi është më i thellë se kaq. Nuk ëshë e vërtetë kjo. Ky është një mashtrim global. Udhëheqësitë e shteteve të ndryshme veshin tesha tradicionale”, ka thënë Molliqaj.

Ai shtoi se bindjet nuk t’i lejojnë disa gjëra e sipas tij Kurti i ka bindjet e gabuara.

“Është e rëndësishme, nuk është puna a e ka blerë Albini a ja kanë falur, puna është a e ka vesh. Bindjet tua do sene nuk t;i lejojnë, Albini i ka bindjet e gabuara, jo sjelljet, jo gjestet”, ka thënë Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat