Haxhi Avdyli e zbulon nëse populli është i kënaqur me Osmanin, Kurtin e Gërvallën në raport me Vuqiçin e Serbinë

Aktuale

Haxhi Avdyli e zbulon nëse populli është i kënaqur me Osmanin, Kurtin e Gërvallën në raport me Vuqiçin e Serbinë

Nga: N. H Më: 20 korrik 2021 Në ora: 19:23
Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë me dije se qytetarët janë tejet të kënaqur me qëndrimin e krerëve të vendit karshi dialogut me Serbinë.

“Gjatë takimeve me qytetarë pa dallim partie natyrshëm lindin pyetjet për ta: A jeni kënaqur me qëndrimin e Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti, ministres Gërvalla në raport me Vuqiqin e Serbinë? Si edhe me prezantimin para miqve tanë ndërkombëtar. Vjen një PO e madhe çliruese”, shkruan ai në Facebook.

Ndërsa, krejt në fund, shkruan se ditë edhe më të mira e presin Kosovën me Osmanin e Kurtin në krye të vendit.

Ja shkrimi i tij:

Gjatë takimeve me qytetarë pa dallim partie natyrshëm lindin pyetjet për ta:

A jeni kënaqur me qëndrimin e Presidentes Osmani, Kryeministrit Kurti, ministres Gërvalla në raport me Vuqiqin e Serbinë?

Si edhe me prezantimin para miqve tanë ndërkombëtar.

Vjen një PO e madhe çliruese.

Po me ndalimin e privatizimin e tokave e ndërmarrjeve me 1 Euro e 5 Euro, a jeni të kënaqur? Përgjigjja Po e madhe duke u ankuar që VONË u ndal se tash pak pasuri e Kosovës mbeti pa u zhvatur.

Po ndalimi i vjedhjes me Homologim e karton të gjelbërt. Po me ndalimin e keqpërdorimit të parasë publike? Po secili.

Po me punën e gjykatave a jeni të kënaqur? Jo thotë secili. A duhet veting e rritje përgjegjësie. Po thotë secili. Po me programin e RTK-së që paguhet nga paratë publike a jeni të kënaqur? Përgjigjja ASPAK të kënaqur. Po Vala, PTK, Trepça, e plotë ndërmarrje tjera dikur gjigante a duhet falimentuar? Jo s’duhet vjen përgjigjja e menjëhershme. Po në spitale e shkolla a duhet përmirësuar cilësia? Po me ritmin e vaksinimit nga 0 në mbi 200.000 qytetarë të vaksinuar, a jeni të kënaqur?

Vjen PO e madhe.

Prandaj puna e madhe po vlerësohet prej atyre që zëri nuk iu dëgjohet në Studio e tribuna. Prandaj aty ku ata kanë qasje për të klikuar dalin 86-90% vlerësim pozitiv për punët e mira. Kurse detyrë e jona është që atyre që s’po mund të privatizojnë toka me 70 cent të ua rrisim edhe më shumë PAKËNAQËSINË. Atyre që paguhen me rrogë ose mëditje për të dalë në Debate e studio ne duhet ta kuptojmë se profesion e kanë e paguhen për të folur zi e terr. Kurse nga opozita e tashme e Qeveria e djeshme nuk duhet të presim t’i lavdëroj punët e mira të Qeverisë së ndryshimit. Prandaj punët e mira si kërkesë qytetarit të thjeshtë duhet t’i vazhdojmë dhe të presim vlerësimin e tyre pas 4 viteve. Ditë edhe më të mira e presin këtë vend me këtë Presidencë e Qeveri kompetente, të vendosur për udhëheqje me duar të pastra e bashkëdyzuar me vizionin e qytetarit. Prandaj edhe qytetari ka plot shpresë dhe po beson në ndryshimin e gjendjes në vend. Vazhdojmë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat