​Imri Ahmeti reagon lidhur me dëmtimin e veturave të mërgimtarëve

Aktuale

​Imri Ahmeti reagon lidhur me dëmtimin e veturave të mërgimtarëve

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:55
Imri Ahmeti

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka parë me shqetësim informacionet e fundit lidhur me dëmtimin e veturave të mërgimtarëve në Lipjan.

Lidhur me këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti ka kërkuar sqarim shtesë nga Policia Kosovës.

Sqarimi:

Me datë 24/07/2021 rreth orës 23:40 në Stacionin Policor në Lipjan është pranuar informata për disa vetura te dëmtuara të cilat kanë qenë në parkingun e sallës se dasmave TONI – Banullë. Lidhur me incidentin është njoftuar Prokurori.

Janë hapur gjithsej katër raste vjedhje e rëndë pasi që në të gjitha rastet kemi dëmtim të xhamave të veturave e me pas vjedhje po nga ato automjete.

Rastet janë duke u hetuar nga njësia e Hetimeve Lipjan.

Raste të tilla na lëndojnë shumë sepse mërgimtarët janë vlerë e shtuar për vendin tonë, dhe gëzojnë çdo mirënjohje e respekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat