Mediat ndërkombëtare shkruajnë për aksidentin tragjik në Kroaci

Aktuale

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për aksidentin tragjik në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksidentin tragjik ku humbën jetën dhjetë qytetarë të Kosovës në Kroaci e kanë pasqyruar edhe mediat ndërkombëtare.

Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë ka dal jashtë rrugës në afërsi Slavonski Brod teksa ka shkaktuar vdekjen e njërit prej dy shoferëve dhe nëntë qytetarëve ndërsa dhjetëra janë lënduar.

“Një autobus ka rrëshqitur nga një autostradë dhe u përplas në Kroaci herët të dielën, duke vrarë 10 veta dhe ka plagosur të paktën 30 të tjerë”, raporton euronews.

“Autobusi shmang rrugën në Kroaci; 10 të vrarë, 45 të plagosur”, shkruan mediumi amerikan abcnews.

Gjersa mediumi britanik, The Sun shkruan se dhjetë persona kanë vdekur dhe 45 janë lënduar gjatë aksidenti tragjik me autobus në Kroaci.

“Kroaci: Përplasja e autobusit merr 10 jetë, 45 të plagosur”, shkruan dw.

Mediumi austriak, abc.net.au ka shkruar se një autobus është rrëzuar në Kroaci, duke vrarë 10 dhe duke plagosur të paktën 45 të tjerë.

“Një autobus me turistë u rrëzua në Kroaci: Të paktën dhjetë të vdekur!” shkruajnë mediumet çeke.

Zëvendës prokurori komunal, Slavko Pranjiq ka folur pas hetimeve të para teksa ka treguar se “njërin prej shoferëve e konfirmoi se e kishte zërë gjumi për një moment”.

Ndërkohë zyrtarët kroatë dhe nga Kosova tashmë kanë reaguar duke i shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe po u ofrojnë ndihmë të gjithëve të lënduarve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat