Tragjedia në familjen Binakaj: Humbin jetën nënë e bijë në aksidentin në Kroaci, shpëtojnë dy vajzat tjera

Aktuale

Tragjedia në familjen Binakaj: Humbin jetën nënë e bijë në aksidentin në Kroaci, shpëtojnë dy vajzat tjera

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 23:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mesin e 10 viktimave nga aksidentit me autobus në Kroaci janë edhe një nënë e bijë nga fshati Devë i Gjakovës.

Media ka shkuar tek familja e viktimave, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të prononcohen para kamerës.

Mirëpo, ata i kanë thënë medias se bëhet fjalë për Erlinda Binakaj, 19 vjeçare si dhe e ëma, Valentina Binakaj, 45 vjeçare.

Media mëson se viktima Valentina Binakaj ishte së bashku me tri vajzat e saj, ku vajza e dytë së bashku me të, vdiqën në vendin e ngjarjes

“Vëllai në Gjermani na ka lajmëru sot në mëngjes se është rrotullu autobusi në Kroaci, edhe ai ka dyshu prej fillimit që gruja dhe çika e dytë janë të vdekura, sepse çika e madhe i ka tregu që e ka pa nënën dhe motrën e saj që kanë vdekur”, kanë thënë ata.

Ata më tutje njoftuan se dy vajzat e tjera janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Slavonski Brodit, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat