Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 06:16
Ilustrim

Ngjarjet e datës 26 Korrik 2021

- Sindikata e punëtorëve të Administratës Tatmore të Kosovës vazhdon grevën me orar të plotë. (Objekti i ATK-së, ora 8:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencën për media e cila o te jetë e përqendruar në prezantimin IFO-s me të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e parë të vitit 2021. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)  

- Policia e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të zyrtarëve policorë, e cila iu dedikohet zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës “Heronjve të Kosovës”. (Hapësira e jashtme para objektit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 10:00)  

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës s Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301 ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat