Abdixhiku e quan lajm të mirë në ditë të zezë medaljen e fituar nga Nora Gjakova

Aktuale

Abdixhiku e quan lajm të mirë në ditë të zezë medaljen e fituar nga Nora Gjakova

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 13:08
Nora Gjakova

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur lajm të mirë në ditë të zezë medaljen e artë olimpike të fituar nga Nora Gjakova.

Një ditë pas aksidentit në Kroaci nga i cili vdiqën 10 persona dhe u lënduan shumë të tjerë.

“Edhe një medalje e artë, për Norën e artë. Në këtë ditë të rëndë për Kosovën, Nora Gjakova na mbushi plot emocion duke e sjellë në Kosovë medaljen e artë të dytën nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020”, shkruan Abdixhiku ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Një lajm i mirë në një ditë të zezë. Edhe një medalje e artë, për Norën e artë. Në këtë ditë të rëndë për Kosovën, Nora Gjakova na mbushi plot emocion duke e sjellë në Kosovë medaljen e artë të dytën nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Me këtë sukses, Kosova sapo shkroi historinë e saj olimpike. Rrugëtimit të Majlindës e Distrias iu bashkua edhe Nora. Kur bën kaq punë me kaq shumë dashuri, ska se si të jetë ndryshe! Vajzat tona, Toni ynë, po e ngrisin në piedestalin më të lartë emrin dhe flamurin e shtetit të Kosovës. Janë heronjtë modern të vendit tonë. Kosova bëhet me të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat