Ambasadori i Kosovës në Kroaci tregon kur do të kthehen trupat e pajetë në Kosovë

Aktuale

Ambasadori i Kosovës në Kroaci tregon kur do të kthehen trupat e pajetë në Kosovë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 16:28
Gëzim Kasapolli

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë u lënduan si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në Kroaci, ku një autobus i agjencisë kosovare “Deva Tours” i cili po i barte pasagjerë nga Gjermania për në Kosovë doli nga rruga.

Deri më tani autoritetet kroate së bashku me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Kosovës në Kroaci kanë arritur që të bëjë identifikimin e tetë personave që humbëm jetën.

Kthimi i trupave të pajetë për në Kosovë do të bëhet pas përfundimit të obduksionit.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.

“Jemi në pritje te përfundimit të obduksionit që besoj do të përfundojë nesër dhe pasnesër dhe pastaj në mënyrë te organizuar t’i kthejmë në Kosovë”, ka thënë Kasapolli.

Një pjesë e të lënduarave që po trajtoheshin në spitalin e Përgjithshëm në Slavonski Brod të Kroacisë, janë liruar sot dhe një pjesë tjetër e të lënduarve janë duke marrë trajtim ende.

Autobusi nga Kosova me 67 pasagjerë dhe dy shoferë në bord, duke udhëtuar gjatë rrugës nga Frankfurt për në Prishtinë, devijoi nga autostrada në Slavonski Brod, Kroacia Lindore, si rezultat i së cilës nëntë pasagjerë dhe shoferi që pushonte humbi jetë. Dyzet e katër pasagjerë u plagosën, duke përfshirë 15 rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat