Pas aksidentit tragjik në Kroaci, Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet të monitorojnë zbatimin e Ligjit për Shëndetin në Punë

Aktuale

Pas aksidentit tragjik në Kroaci, Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet të monitorojnë zbatimin e Ligjit për Shëndetin në Punë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Institucioni i Avokatit të Popullit i Republikës së Kosovës u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod, Kroaci dhe njëherësh ka uruar shërim të shpejtë bashkatdhetarëve tanë të lënduar në këtë aksident.

“Avokati i Popullit i shprehë mirënjohje autoriteteve të Republikës së Kroacisë për reagim të shpejtë dhe vënien në dispozicion të resurseve dhe kapaciteteve të saj në trajtimin e të lënduarve dhe të mbijetuarve nga ky aksident tragjik”, thuhet në njoftim.

Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës që seriozisht të merren me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

“Avokati i Popullit në vazhdimësi ka përcjellë zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjmë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe ka hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalë me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse”, thuhet më tej në deklaratën e lëshuar nga Avokati i Popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat