Sejdiu: Nuk do të ketë ndonjë parti që mund të fitojë më shumë komuna se VV-ja

Aktuale

Sejdiu: Nuk do të ketë ndonjë parti që mund të fitojë më shumë komuna se VV-ja

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 21:25
Dardan Sejdiu

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka komentuar situatën rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor, duke thënë se në këto zgjedhje pritet të ketë një garë interesante.

Sejdiu tha se nuk ka komunë që qytetarët nuk do të shohin betejë edhe situatë që mund të ndryshojë rrethanat.

Tutje, ai përmend edhe fitoren e Lëvizjes së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku sipas tij, kjo ka rëndësi për shumë arsye dhe e para është se ekziston një frymë e kësaj partie dhe se zgjedhjet lokale kanë ndryshuar në 7-8 vitet e fundit.

“Më shumë se Lëvizja Vetëvendosje nuk besojë se do të marrë ndonjë parti, por nuk shoh asnjë komunë prej këtyre të mëdhave se do të ketë fitues pa balotazh”, është shprehur Sejdiu.

Më tej, Sejdiu tha se edhe nëse ka kryetarë që shihen si të paprekshëm, Vetëvendosja mund t’i rrezikojë nëse ia qëllon me kandidatët.

“Edhe nëse kemi kryetarë që shihen si të paprekshëm si në Pejë e Gjakovë, përsëri sa i përket situatës të cilës ndodhemi sa i përket nivelit nacional dhe besojë se nëse ia qëllojnë kandidatit, atëherë mund ta rrezikojnë seriozisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat