Haziri tha se Veliu dha dorëheqje nga kryetari i Degës: Vjen reagimi i ish-kryetarit të Podujevës

Aktuale

Haziri tha se Veliu dha dorëheqje nga kryetari i Degës: Vjen reagimi i ish-kryetarit të Podujevës

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 00:01
Agim Veliu dhe Lutfi Haziri

Deputeti Agim Veliu i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, lidhur me deklaratën e tij se ai dha dorëheqje nga posti i kryetarit të degës në Besianë.

Haziri ka thënë se Veliu dha dorëheqje vullnetarisht nga ky post.

Por Veliu, ka reaguar ndaj kësaj deklarate.

“S’po i tregon gjërat saktë”, ka thënë ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte vendosur së bashku me Kryesinë që postin e kryetarit të degës së Besianës t’i jepet kandidatit për kryetar.

Kandidat për kryetar të kësaj komune nga LDK është Ekrem Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat