Vjen reagimi i ashpër: Rama nuk ka pësuar asgjë nga e shkuara, Vuçiq nuk e sheh të keq gjenocidin serb

Aktuale

Vjen reagimi i ashpër: Rama nuk ka pësuar asgjë nga e shkuara, Vuçiq nuk e sheh të keq gjenocidin serb

Nga: A.Z Më: 29 korrik 2021 Në ora: 16:14
Agron Demi

Analisti politik Agron Demi, ka reaguar lidhur me deklaratën e Ramës se nuk duhet “të mbetemi peng nga e shkuara”,.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se është e lehtë për të thënë një deklaratë të till, përderisa Rama nuk ka pësuar nga e shkuara.

Madje ai shton se as Vuçiq, nuk sheh të bëmat gjenocidale, përcjell "Bota sot".

Demi thekson se kështu se si vepron Serbia me Kosovë, nuk mund të krijohet “Open Ballkan”.

Postimi i plotë:

Është shumë lehtë me deklaru që 'mos të mbetemi peng nga e shkuara', kur ai që e thotë (Rama) nuk ka pësu asgjë nga ajo e shkuar, e ai që e miraton këtë mesazh (Vuçiç) nuk sheh asgjë të keqe në të shkuarën e tij dhe të bëmat gjenocidale të shtetit të tij.

Kështu bënte thirrje edhe Grenelli, që mos të mbetemi peng i të shkuarës, e pastaj vetë shkonte deri tek Beteja e Fushë Kosovës e vitit 1389.

Nuk mundesh me kriju "Open Ballkan" e me i ftu me u anëtarësu të 'ashtuquajturat' shtete, ashty qysh vepron Serbia me Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat