Vuçiq thotë se Kurti po gabon, po nuk kam asgjë kundër

Aktuale

Vuçiq thotë se Kurti po gabon, po nuk kam asgjë kundër

Nga: Fatmir Beka Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:42
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Vuçiq që po merr pjesë në Forumin ekonomik në Shkup, ku nënshkroi tri marrëveshje bashkëpunimi me Ramën edhe Zaevin ka thënë lidhur me iniciativën “Shengeni i vogël” që ndërroi emrin në “Ballkani i hapur” se disa në regjion, duke menduar në Kurtin po gabojnë sepse duan të mbeten në kufij të mbyllur edhe në vitet 90-ta, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Ata nuk bashkëpunojnë me tjerët, por është zgjidhja e tyre, zgjidhja jonë është bashkëpunimi , hapja dhe përparimi. Por secili ka të drejt të zgjidh të ardhmen” tha Vuçiq duke fol për mediet serbe nga Shkupi.

Ai shprehu kënaqësi për atë që kanë arritur sot në Shkup me Ramen edhe Zaevin.

"Ndërtuam ardhmëri, dhe brenda një viti do të kemi forcë të hapim kufijtë tanë, nëse shkojnë në Greqi në deti do kenë shirit të veçantë, por jo nëse shkojnë në Shqipëri, apo Maqedoni. Ky është kursim i madh për kamionë edhe eksportues” tha ai.

"Mendoj se Rama po bënë gjëra të mira për popullin e vetë, e atë që Kurti nuk e kupton dhe mendon se është koha e porosive shoviniste duke mbyll hapësirat me kërcënime e shantazhe....mendoj se gabon shumë , po nuk kam asgjë kundër” tha Vuçiq.

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Boiken Abazi ka kritikuar kryeministrin Rama për pjesëmarrje në Forumin e bashkëpunimit në Shkup, duke thënë se Rama po punon në harmoni me planet ekspansioniste të Serbisë.

Lidhur me konstatimet për sjelljen e Vuçiq dhe komunikimin joverbal nga ish-agjenti i FBI Navaro, Vuçiq tha:"Nuk e kam ditur se analizohen edhe merren me atë, nëse shikoni xhirimin, do të shihni se nuk ka asnjë shprehje të keqe në fytyrën time, nuk jam i bukur dhe nuk pres të jetë kualiteti im ajo”.

Si dihet në Forumin ekonomik morën pjesë edhe Rama edhe Zaev.

Lidhur me artikullin e botuar në mediet serbe kinse Britania merr pjesë në forcimin e paqes pozitive në Kosovë” me projektin 5 milionë funta, që synon rritjen e mbështetjes për serbët në qeverinë e Prishtinës, Vuçiq tha: “Ata këtë e bëjnë ka kohë, kemi vendosjen e të rinjve në ushtrin e Kosovës – FSK dhe atë me presione edhe donacione të ndryshme”.

Sipas Vuçiq , Prishtina dëshiron që mos të ekzistojë Lista Serbe dhe Beogradi në Kosovë. „Do të thonë serbët pengojnë, por nuk pengojnë ata që janë të dëgjueshëm ndaj Prishtinës dhe që ia kanë kthyer shpinën Beogradit. Ata punojnë në mënyra të ndryshme, kjo është ide e Kurtit, kur tha se do Listën Serbe , por e do Trajkoviqin dhe Petkoviqin, por ata nuk munden të marrin as 2 për qind” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat