Paralajmërohet padi ndaj Pal Lekajt, Lumir Abdixhikut dhe Arban Abrashit

Aktuale

Paralajmërohet padi ndaj Pal Lekajt, Lumir Abdixhikut dhe Arban Abrashit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 20:04
Arban Abrashi dhe Lumir Abdixhiku

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu, ditë më parë pezulloi marrëveshjen me kompaninë “Auto Control Kosova” për tiketa ngjitëse të automjeteve.

Kjo marrëveshje i obligonte qytetarët e Kosovës të paguanin nga 5 euro për regjistrimin e automjeteve.

Për këtë marrëveshje ishte raportuar se pati shkelje.

Por ani se kjo marrëveshje u pezullua, është dikush që po paralajmëron padi ndaj Ministrisë së Infrastrukturës.

Ish-ministrat e MI-së Pal Lekaj, Lumir Abdixhiku dhe Arban Abrashi, duket se do të përballen me gjykatat.

Kjo pasi konsorcium gjermano-kosovar, siç mëson Syri, po paralajmëron padi pikërisht për çështjen e tiketave ngjitëse.

Ky konsorcium, pretendon që nga viti 2012 deri në 2018, ka aplikuar disa herë për këtë kontratë, por e njëjta iu ishte refuzuar pa asnjë arsyetim.

"Që nga viti 2012 deri 2018 kemi qenë në konkurencë më të mirët edhe më të lirët, pro nuk na e kanë dhanë këtë projekt. Tash janë avokatët gjermanë dhe të Kosovës duke e shqyrtuar mundësinë dhe do të ngrisim padi", thotë personi zyrtar nga konsorciumi në fjalë.

Ai tregon se janë ish-ministrat Lekaj, Abdixhiku e Abrashi ata që, sipas tij, do përballen me gjykatat.

“Kurrë përgjigje nuk kam marr nga ta” thotë ai, për arysen se pse nuk e kanë fituar këtë kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat