Kurti befason me thirrjen e tij për protesta mbarëkombëtare– kjo është arsyeja

Aktuale

Kurti befason me thirrjen e tij për protesta mbarëkombëtare– kjo është arsyeja

Nga: A.M Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:35

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, ka reaguar sërish pas projektit “Ballkan i Hapur”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar të mbahen protesta mbarëkombëtare kundër fomrimit të Jugosllavisë së re.

“Nuk ka vllazërim-bashkim me ata që e mohojnë gjenocidin ndaj popullit shqiptar. Të mbahen protesta mbarëkombëtare kundër formimit të Jugosllavisë së re”, deklaroi Kurti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

SOT nuk na duhen FJALË por VEPRIM për ta shpëtuar Kombin tonë nga tradhëtia e radhës.

Nuk ka vllazërim-bashkim me ata që e mohojnë gjenocidin ndaj popullit Shqiptar.

Të mbahen Protesta Mbarëkombëtare  kundër formimit të JUGOSLLAVISË SË RE.

PO apo JO?

Shprëndajeni sa më shumë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat