​Malishevë, vatrat e reja të zjarrit lokalizohen nga zjarrfikësit

Aktuale

​Malishevë, vatrat e reja të zjarrit lokalizohen nga zjarrfikësit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Sot pasdite në Lladrovc të Malishevës kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri.

Ekipet përgjegjëse janë në terren duke e mbikëqyrë situatën me zjarre në këtë fshat, pasi për shkak të erës zjarri mund të përhapet prapë.

Zjarret e sotme, përsëri kanë rrezikuar edhe shtëpitë e banimit.

Por falë intervenimit të shpejtë dhe banorëve të fshatit, përfshi edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohet dhe të mbahen në kontroll këto zjarre, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat