Ambasada e SHBA-së bën apel: Vaksinohuni ndaj Covid, vaksinat janë të sigurta dhe efektive

Aktuale

Ambasada e SHBA-së bën apel: Vaksinohuni ndaj Covid, vaksinat janë të sigurta dhe efektive

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen ndaj Covid 19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se vaksinimi ndaj koronavirusit, është e vetmja zgjidhje.

Ata u bënë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave meqë kjo kurë sipas tyre është e sigurt dhe efektive.

”Me Deltan vdekjeprurëse në rritje, vaksinimi është zgjidhja e vetme! Kur jeni të vaksinuar, nuk ka gjasa të merrni #COVID19 dhe nëse e bëni, do të jetë një rast i butë. Mos bini pas dezinformatave – vaksinat janë të sigurta dhe efektive”, thuhet në postimin e ambasadës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat