E turpshme/ Ish-këshilltari i Thaçit fyen rëndë presidenten Osmani

Aktuale

E turpshme/ Ish-këshilltari i Thaçit fyen rëndë presidenten Osmani

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 16:28
Adil Behramaj

Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka përdorur gjuhë të papranueshme ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim të publikuar sot në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sipas Behramajt, presidenca po mundohet t’i fshehë pushimet e Osmanit në Turqi duke dekretuar ligje të mëhershme.

Ai ka zgjedhur që të përshkruaj çka, sipas tij, bën presidentja në det – nëse ka shkuar atje.

“E turbullon pak detin dhe e ngre ujin përpjetë”, ka shkruar ish-këshilltari i Thaçit.

Gjuhë të papranueshme ndaj presidentes kishte përdorur edhe deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, por pas reagimeve që mori, i njëjti kishte fshirë postimin.

Ndërsa, Univeristeti i Prishtinës ishte distancuar nga gjuha e profesor Kastratit dhe këtë çështje e kishte dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.

Postimi i plotë:

Presidenca po mundohet ta fsheh shkuarjen në pushime të Vjosa Osmanit, me dekretime të mëhershme të ligjeve, para se t’ia mësynte Turqisë. Po ani çka more që ka shkuar të pushojë? Merr ngjyrë. Hanë bisha deti. E turbullon pak detin dhe e ngre ujin përpjetë. Veç kremin, aman mos ta harron, kujtojeni, se soset krejt.

Edhe sa ligje iu kanë mbetur t’i dekretoni deri më 15 gusht?

Çfare është ajo, veç kur të çohet e të kthehet, sa për t’i demantuar raportimet që po theket në diell!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat