Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani ‘kapet’ me Marko Gjuriqin

Aktuale

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani ‘kapet’ me Marko Gjuriqin

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:13
Blerim Vela

Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes, Vjosa Osmani dhe Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq kanë replikuar mes vete lidhur me vizitat që kanë pasur Presidentja e Kosovës dhe ai i Serbisë jashtë shteteve të tyre.

”Që prej marrjes së mandatit në prill 2021, Presidentja Vjosa Osmani ka pasur dy vizita biletarale në Estoni dhe Austri për të promovuar rrugën euro-atlantike të Kosovës. Në të njëjtën kohë, Presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk ka pasur vizita bilaterale jashtë shtetit. Ai në vend të kësaj zhvillon takime me Millorad Dodik dhe nxit tensione në rajon”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.

Këtë pohim Gjuriq e ka klasifikuar si gënjeshtër, duke numëruar liderët që Vuçiq ka takuar.

”Aspak mirë të shpërndahen gënjeshta nga Vela. Nga takimet me Macron, Zeman, Babish, Pahor, Radev, Zaev dhe Ramën, vizitat në Poloni dhe Emirate të Bashkuara Arabe, sikure në Bosnjë, në vetëm pak muaj, Vuçiq ka më shumë takime dhe vizita sesa presidentja juaj do të zhvillojë tërë mandatit të saj”.

“Plus takimet multilaterale si ajo me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg”.

“Herën tjetër ju lutem ndiqeni llogarinë në instagram dhe rezervoni veten nga ky lloj ofendimi”, ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat