“Shumë mirë nana Shqipni, ti po e din, ti grahi”, Buzhala zbulon afërsinë e Bregovic me kriminelin Millosheviҫ

Aktuale

“Shumë mirë nana Shqipni, ti po e din, ti grahi”, Buzhala zbulon afërsinë e Bregovic me kriminelin Millosheviҫ

Nga: H.O. Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:56
Goran Bregovic

Gazetari Berat Buzhala në një postim të tij në Facebook ka përmendur rastin kur këngëtari serb, Goran Bregovic mbajti koncert në Sevastopol të Krimesë dhe e mbështeti pushtimin rus.

Ndërsa sipas tij, Shqipëria nuk po dorëzohet, dëshiron të mos e përziej artin dhe kulturën me politikën.

Buzhala shkruan se këngëtari Bregovic dhe shumë artistë të tjerë serbë kanë qenë vegla të kriminelit Millosheviҫ.

Postimi i plotë i tij:

Ne vitin 2015 kengetari serb Goran Bregovici mbajti koncert ne Sevastopol te Krimese dhe e mbeshteti pushtimin rus, ani pse atje u kryen shume masakra. Ai kishte deklaruar se Rusia eshte madheshtore, kurse Perendimi eshte paranojak.

Per shkak te kesaj Ukraina dhe Polonia ia anuluan koncertet.

Ne anen tjeter Korca dhe Shqiperia nuk dorezohen. Deshirojne qe te mos e perziejne artin dhe kulturen me politiken. Shume mire nana Shqipni, ti po e din, ti grahi. Ky eshte linku i kesaj ceshtje: https://khpg.org/en/1427833079....

Cka ju ben me besu qe ai i mbeshteti masakrat ruse ne Krime, kurse paska qene neutral ndaj atyre ne Kosove, Bosnje dhe Kroaci?

Ky dhe shumica derrmuese e artisteve te Serbise kane qene vegla te Milloshevicit dhe politikave te tij gjenocidiale. Kane fillu me e distancu ngapak veten kur e kane pa se ne cfare muti kane sharru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat