Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 06:16
Ilustrim

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Gusht 2021

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban tryezë diskutimi “Projektligji i Regjistrimit te Popullsise”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi ndaj situatave emergjente: Vërshimet”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, do të mbajë konferencë për media.(Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ish Rilindja, ora 10:00)
    
- Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj mban tryezë diskutimi me përfaqësuesit e odave ekonomike, lidhur me ecurinë e masave. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:30)
    
- Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim raportojnë para Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Banorët e lagjes “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse, protestojnë sërish. (Para Komunës së Prishtinës, ora 11:30)
    
- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe Nënkryetari i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek mbajnë konferencë për medie. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 13:00)

- OJQ Lights of the Future organizon edicionin e dytë të festivalit të qytetit të Obiliqit ‘Ndriço Fest’ i cili do të mbahet nën patronatin e Kryetarit të Komunës. (Sheshi i qytetit “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq, ora 18:00)  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat