Ahmeti, pas situatës me zjarre: Shpresoj që institucionet ta kenë kuptuar rëndësinë e zjarrfikësve

Aktuale

Ahmeti, pas situatës me zjarre: Shpresoj që institucionet ta kenë kuptuar rëndësinë e zjarrfikësve

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 14:18
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se pas zjarreve të fundit shpreson që institucionet e Kosovës e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit dhe me urgjencë do të fillojnë investimet e duhura në këtë sektor të sigurisë të lënë totalisht pas dore.

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se si pikënisje do të ishte përmirësimi i kushteve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve.

Lexoni të plotë reagimin:

Shqetësuese ishin pamjet e zjarreve të djeshme në zonën e Kalimashit, në Shqipëri.

Përtej simbolikës, institucionet emergjente të Kosovës, si gjithmonë menjëherë i dolën në ndihmë Shtetit Shqiptar.

Ndihmë profesionale dhanë 33 zjarrfikës me 10 automjete për luftimin e zjarreve malore, si dhe një kontingjent i FSK-së për shuarjen e zjarreve.

Zjarrfikësit e Kosovës treguan edhe njëherë që krahas punës profesionale që bëjnë kanë edhe një profesion krejtësisht human, dhe janë gjithmonë në shërbim të sigurisë së qytetarëve, jo vetëm në Kosovë, por aty ku ka nevojë dhe aty ku ju kërkohet.

Besoj dhe shpresoj që institucionet e Kosovës, e kanë kuptuar rolin dhe rëndësinë e punës që bëjnë zjarrfikësit, dhe me urgjencë do të fillojnë investimet e duhura në këtë sektor të sigurisë të lënë totalisht pas dore. Si pikënisje do të ishte përmirësimi i kushteve të punës, si dhe i mjeteve dhe pajisjeve të zjarrfikësve, në mënyrë që ata të kryejnë punën e vet në shërbim të sigurisë së qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat